Home / Lajme / Maqedoni / Ministresha Shiret Elezi shfuqizon vendimin e Inspektoriatit të Vetëqeverisjes Lokale

Ministresha Shiret Elezi shfuqizon vendimin e Inspektoriatit të Vetëqeverisjes Lokale

Ministresha e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, i shfuqizoi sot vendimet e drejtorit të Inspektoriatit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale për ndalimin e zbatimit të vendimeve të kshillave komunal të Rankovcit, Kumanovës, Prilepit, Velesit, Ohrit, Kërçovës, Petrovecit, Pehçevës, Çuçek Sandevës, Resnjës, Sopishtës, Tetovës, Çashkës, Pllasnicës, Tearcës, Aerodromit, Gazi Babës, Manastirit, Çairit, Karposhit, Shën Nikollës, Çeshinovë-Obleshevës, Qenndrës Zhupë, Strugës, Nagoriçanit të vjetër, Gjevgjelisë dhe Bashkisë së Shkupit,

 

Sipas saj, shfuqizimi është bërë pas konstatimit për disa shkelje ligjore të Inspektoriatit, duke theksuar se ky Inspektoriat nuk ka kryer mbikëqyrje, e as që ka përgatitur vendim, nismë deri te Gjykata Kushtetuese.

Inspektoriati nuk ka respektuar as dispozitën ligjore për njoftim të obligueshëm të akteve të sjella nga drejtori i Inspektoriatit në faqen e internetit të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, në afat prej tre ditësh nga dita e marrjes së vendimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *