Home / Kryesoret / Ministri Lutfiu mori pjesë në promovimin e librit “Ideja Evropiane nga Karli i Madh deri te Unioni Evropian”

Ministri Lutfiu mori pjesë në promovimin e librit “Ideja Evropiane nga Karli i Madh deri te Unioni Evropian”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu, sot mori pjesë në promovimin e librit “Ideja Evropiane nga Karli i Madh deri te Unioni Evropian”, të autorëve Prof.Radovan Vukadinoviç dhe Prof.Lidija Vukadinoviç, në organizimin e Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Shkup.

Pr.dr.Radovan Vukadinoviç, shquhet për një nga personalitetet me rëndësi për letërsinë dhe krijimtarinë kroate si dhe një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit dhe më gjërë.

Libri në original u botua në vitin 2016, në Podgoricë të Malit të Zi dhe sivjet e sjell në gjuhën shqipe Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Shkup. Ky libër përmban katër kapituj, ku diskutohen dilemat e djeshme dhe sotshme evropiane, që nga përbërja e Evropës , Integrimi Evropian e deri te Unioni më i fortë dhe më i gjërë.

 Ministri Lutfiu, me këtë rast, pati nderin që profesorit Vukadinoviç t’i ndajë mirënjohje në emër të Institutit për kontributin e dhënë, duke pasur parasysh veprimtarinë e profesorit, si në rajon ashtu edhe më gjërë duke promovuar vlerat euro-atlantike.

Poashtu, Ministri Lutfiu përshëndeti kontributin e Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare dhe drejtorin Pr.dr. Ylber Sela, që tradicionalisht organizion ditët Evropiane dhe është një nga participuesit më aktivë të shoqërisë civile duke promovuar vlerat evropiane.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *