Home / Kryesoret / Ministri Lutfiu nënshkruan memorandum për bashkëpunim për realizim të projektit me USAID për integrim ndëretnik të të rinjëve në arsim

Ministri Lutfiu nënshkruan memorandum për bashkëpunim për realizim të projektit me USAID për integrim ndëretnik të të rinjëve në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Pishtar Lutfiu nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) të përfaqësuar nga udhëheqësi i proektit z.Nebojsha Mojsoski dhe z. Xhems Stejn drejtor i USAID-it, për realizimin e projketit të USAID-it INRA (Intergrimi ndëretnik i të rinjëve në arsim) që do të realizohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme si dhe komunat duke  përdorur një qasje që përfshin të gjithë.

Proekti do të jetë me kohëzgjatje prej pesë vitesh (2017-2022) dhe  buxhet prej 5,853,000 $.

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA) do të përmirësojë kohezionin ndëretnik mes të rinjve në Maqedoni duke krijuar kushte për bashkëveprim pozitiv dhe duke kultivuar vlerat demokratike dhe qytetare. Përpjekjet e INRA do të drejtohen drejt identifikimit të ndërhyrjeve të nevojshme që mbështesin politikat dhe praktikat ekzistuese kombëtare dhe lokale në lidhje me integrimin ndëretnik dhe edukimin qytetar në nivel shkollor dhe komuniteti.

Aktivitetet e ndërlidhura të projektit do të zbatohen midis tre komponentëve:

  • Komponenti 1 ka për qëllim forcimin e kohezionit ndëretnik në sistemin e arsimit. Ky komponent do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme Grupit Punues të MASH për INA dhe komunave në nivel lokal. Veç kësaj, do të mundësojë që shkollat ​​të punojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrit në krijimin e kohezionit më të mirë etnik dhe forcimin e vlerave qytetare.
  • Komponenti 2 ka për qëllim forcimin e kulturës dhe sjelljeve qytetare mes të rinjve në nivel shkollorë dhe të komunitetit. Ky komponent do të përfshijë ndryshime në programet mësimore për edukim qytetar dhe do të prezantojë metoda për kyçje aktive të nxënësve gjatë procesit të vendimmarrjes në nivel shkollorë dhe të komunitet.
  • Komponenti 3rinovimet shkollore do të ofrojnë një nxitje për shkollat ​​dhe komunitetet për të arritur dy qëllimet thelbësore të INRA: përmirësimi i kohezionit ndëretnik dhe përkrahje në zhvillimin e vlerave dhe sjelljeve demokratike dhe qytetare mes të rinjve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *