Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Shëndetësisë: Ekspozim i kujdesshëm në temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë: Ekspozim i kujdesshëm në temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë rekomandoi të kemi kujdes me ekspozimin në temperaturat e paralajmëruara të larta të cilat, siç kumtoi, mund të kenë pasoja për shëndetin te disa persona.

“Rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm, duke pasur parasysh ekspozimin në temperaturat e larta, pa adaptim paraprak gradual, krijon ndjenjën e ngrohje më intensive të ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te disa persona. Njëherit rekomandohet personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e shkruar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, sot dhe nesër priten temperatura më të larta se të zakonshmet për këtë periudhë të vitit në rajonin e tërë shteti, përveç në rajonin Prespë-Ohër dhe në rajonin Osogocës-Malishevës, ku temperaturat janë të zakonshme për këtë periudhë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *