Home / Kryesoret / Mirënjohje për kryetarin Nevzat Bejta nga Medreseja “Isa Beu” (FOTO)

Mirënjohje për kryetarin Nevzat Bejta nga Medreseja “Isa Beu” (FOTO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta ka marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së gjeneratës së gjashtë të medresanteve të Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Gostivar.

“Uroj gjeneratën e gjashtë të medresanteve të Gostivarit, duke u dëshiruar atyre që të vazhdojnë studimet universitare dhe të kontribojnë për shoqërinë dhe qytetin e Gostivarit”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, në fjalimin para të pranishmëve në ceremoni, mes tjerash falënderoi kryetarin Nevzat Bejta për mbështetjen e dhënë në organizimin e jetës fetare dhe veçmas për funksionimin e Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Gostivar.

Edhe drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi, shprehu falenderim deri te kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta për mbështetjen dhe kujdesin e treguar.

Në shenjë falënderimi, drejtuesit e Medresesë  “Isa Beu”, kryetarit Nevzat Bejta i ndanë mirënjohje, të cilën ia dhuroj kryetari Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ndërkaq, në shenjë respekti kryetari Bejta ndahu dhuratat për medresantet e diplomuara.

Në gjeneratën 2016 – 2017, mësimet i mbaruan 36 medresante. Shërbimi për Informim, Komuna e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *