Home / Showbiz / Miss-i kritikohet pasi deklaron se kujdesi shëndetësor është privilegj

Miss-i kritikohet pasi deklaron se kujdesi shëndetësor është privilegj

Fituesja e konkursit, Miss Amerika është kritikuar rëndë pasi ka deklaruar se kujdesi i shëndetit është privilegj, jo një e drejtë e cdo njeriu.

Kara McCulloughKara McCullough u përball me reagime të mediave sociale pas intervistës në konkursin e së dielës në Las Vegas ku tha: “Unë them patjetër se kujdesi shëndetësor është një privilegj. Si punonjëse e qeverisë, unë them se një person që të kujdeset për shëndetin, duhet të punojë. Ne duhet të vazhdojmë të kultivojmë mundësinë që na jep mjedisi që të kemi kujdes shëndeti ashtu si punë për të gjithë qytetarët amerikanë.”

25-vjecarja punon si kimiste e Komisionit për Rregullat Bërthamore dhe është viti i dytë që merr këtë titull si femra më e bukur e Amerikës.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *