Home / Kryesoret / Mjekët po ndihmojnë kriminelin dhe vrasësin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova

Mjekët po ndihmojnë kriminelin dhe vrasësin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova

Në Gjykatën  themelor të Kumanovës ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e Almirit. Para trupit gjykues u dëgjuan ekspertët mjekoligjor, Branisllav Stefanovski dhe zonja Babin Kosotova, të punësuar në spitalin neuropsikiatrik në Shkup.

 Avokati mbrojtës i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se të dy mjekët përpiqen që në mënyrë selektive sikurse edhe në seancën e kaluar, ti ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq. Asmir Alispahiq, edhe njëherë para gazetarëve tha se Boban Iliq duhet të dënohet me  dënim maksimal respektivisht burg të përjetshëm. Seanca e radhës e rastit të Almirit është caktuar për më 25 maj.

“ Drejtpërsëdrejti lëshohen në komentimin që u është i panjohur, kurse kjo është në pjesën e ekzistimit apo mosekzistimit të paramendimit  për kryerjen e veprës penale. D.m.th. është përpjekje direkte që në mënyrë selektive , duke mos u marruar parasysh të gjitha deklaratat , të cilat janë kyçe sikurse edhe procesverbalet për vërtetimin profesional të mendimit dhe ekspertizës mjekoligjore “, Asmir Alispahiq.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *