Home / Kryesoret / Mogerini dhe Han presin formim të shpejtë të Qeverisë – (VIDEO)

Mogerini dhe Han presin formim të shpejtë të Qeverisë – (VIDEO)

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han në një deklaratë të përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë. Sipas kësaj dyshe të lartë evropiane, Brukseli zyrtar pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do t’i përkushtohet reformave.

“E përshëndesim vendimin e presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin z. Zaevit për formimin e qeverisë, si një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, kështu që vendi do të mund përfundimisht të dalë nga kriza politike. Tani presim formim të shpejtë të qeverisë e cila do të përkushtohet në zbatimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritet urgjente reformuese”, theksohet në kumtesën e  Hanit dhe Mogerinit, transmeton Televizioni Koha.

Shefja evropiane e diplomacisë dhe eurokomisari për negociata për zgjerim gjithashtu në emër të Bashkimit Evropian bënë thirrje në kohezion të partive në kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe shprehën gatishmëri për ta mbështetur Qeverinë e re në krye me Zaevin.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare t’i lënë anash ndarjet e tyre dhe të punojnë së bashku në agjendën e përbashkët për reforma, që vendi të kthehet mbrapa në rrugën e integrimit euroatlantik. Kjo është ajo që njerëzit e duan dhe e meritojnë. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë e re në përpjekjet e saja reformuese”, potencuan Han dhe Mogerini, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *