Home / Lajme / Maqedoni / Mogherini: Jemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Mogherini: Jemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në konferëncë shtypi paralajmëroi takimin e sontëm me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Sipas taj, takimi i sontëm do të mbahet ndërmjet kryeministrave dhe ”të caktuarit për kryeministër”, duke aluduar në ftesën e Zoran Zaevit. Ajo bëri të ditur se rajoni është i rëndësishëm për BE-në, kur bëhet fjalë për sigurinë dhe sfidat e radikalizimit.

Mogherini bëri të ditur se ka bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit në fjalë në aspekt të menaxhimit të krizës së refugjatëve dhe të kufijve të BE-së. Përfaqsuesja e BE-së theksoi se në takim do të diskutohet se si të forcohet edhe më tej ky bashkëpunim dhe si të lëvizet më tej përpar.

Moghererini shprehet për një përkishtim të BE-së në bashkëpunimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *