Home / Lajme / Kronika e zezë / Monza, studentja përdhunohej prej vitesh nga ish-i fejuari, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Monza, studentja përdhunohej prej vitesh nga ish-i fejuari, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

24-vjeçari shqiptar u arrestua për dhunë seksuale, rrëmbim, lëndim dhe persekutim të të dashurës së tij.

Hetimet filluan në shkurt 2017-ës, kur studentja italiane A.L. e denoncoi shqiptar B.N. Ngjarjet kishin ndodhur ndërmjet shtatorit 2012 dhe fundit të vitit 2013, kur i riu e kishte rrëmbyer vajzën dhe si dënim, pas një përleshjeje, do ta mbyllte për disa ditë në një kantinë.

Çifti ishte njohur që kur ajo ishte 12 vjeçe edhe siç tregon Tgcom 24, që në ditët e para të lidhjes së tyre ai do ta tregonte natyrën e tij agresive. Ata ishin ndarë në 2013 me vullnetin e këtij djali, por më pas, në fund të 2016-ës deri në mes të janarit të 2017-ës, ndaj saj ai kishte filluar të ushtronte presion për t’u rikthyer së bashku përsëri duke i dërguar përditë mesazhe: “Ti do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon, do ta pësosh ti dhe familja jote”, thuhej.

Më pas, e lodhur nga gjithçka, vajza e denoncoi gjithçka në polici e cila kreu përgjime telefonike dhe ambientale që provuan atë që thoshte viktima.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *