Home / Lajme / Maqedoni / Moska ultimatum Shkupit: Ose me ne ose me SHBA-të!

Moska ultimatum Shkupit: Ose me ne ose me SHBA-të!

“Sunday times” ka publikuar sot një artikull ku shkruan se ambiciet e Rusisë ndaj Maqedonisë janë rritur dhe se Moska zyrtare në mënyrë direkte i ka dhënë ultimatum qeverisë së Shkupit nëse do të bashkohet me të.

Maqedonia muajin e kaluar u gjet nën presion të drejtpërdrejt nga zyrtarë të qeverisë ruse, të cilët kërkonin që ajo të heqë dorë nga Perëndimi ose do të përballet me hakmarrjen”, shkruan gazeta.

Në këtë mision ka qenë i përfshirë ambasadori rus në Shkup Oleg Shçerbak, i cili kishte kërkuar pozicionime të qarta nga ana e qeverisë së Shkupit.

“Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë, por Maqedonia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, ka pohuar Shçerbak.

Muajt e fundit Moska ka deklaruar hapur mbrojtjen e pushtetit të Nikolla Gruevskit në Maqedoni, përcjell “Ina”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *