Home / Showbiz / Mozzik gjen veten në gjykatë: Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu (Foto)

Mozzik gjen veten në gjykatë: Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu (Foto)

“Cocaina” ose “Tony Montana” ishin dy hitet që po aq sa u dëgjuan njëkohësisht e cilësuan dhe vetë atë si një djalë jo dhe aq të mirë.

Bëhët fjalë për Mozzik i cili ndihet i penduar jo për këto që përmendëm më sipër por për një detaj tjetër të rëndësishëm në jetën e tij.

Askush nuk dëshiron ta shohë veten në gjykatë aty por kur ke një akuzë mbi supe je i detyruar, pastaj mund të pendohesh sa të duash.

I tillë është dhe rasti i reperit i cili ka është ndjerë i penduar dhe e komenton kështu: “Kam besuar shumë, prandaj kam shumë pak njerëz afër”. Duke vijuar: “Kam ngrënë puding, por e kam ditur gjithmonë që jeta nuk është kaq e ëmbël”.

“Unë e kam ditur gjithnjë si të bëj para…thjesht m’u ka dhimbs nëna që të më shohë në burg”, – shkruan Mozzik dhe menjëherë pas këtij shkrimi ai poston një foto të tijën në sallën e gjyqit. “Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu”.

Arsyeja e akuzës ende nuk dihet, por ndoshta ai vetë në ditët në vazhdim do ta bëj publike.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *