Home / Kryesoret / MPB demanton: Personi që e shpëtoi Selën nuk është suspenduar, ndaj tij vazhdojnë hetimet

MPB demanton: Personi që e shpëtoi Selën nuk është suspenduar, ndaj tij vazhdojnë hetimet

Pas lajmit të liferuar se Ministria e Punëve të Bredshme (MPB), ka suspernduar nga puna pesë pjestarë të Drejtorisë së gjashtë, ndërsa në mesin e tyre edhe Abdylfetah Alimi, i cili shpëtoi deputetin Ziadin Sela në sulmin e dhunshëm të huliganëve më 27 prill në Parlament, nga MPB-ja ekskluzivisht për Zhurnal.mk konfirmojnë se Abdylfetah Alimi nuk është suspenduar nga puna.

“Ai nuk është suspenduar nga puna, por ndaj tij është hapur procedurë dusciplinore. Kontrolli i brendshëm ka vlerësuar se polici Fetahu më 27 prill ka qenë me detyrë pune për të siguruar derën e Parlamentit nga ku u futën protestuesit. Është vlerësuar se ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të penguar hapjen e derës së Parlamentit nga brenda. Për këtë arsye ndaj tij dhe 5 policëve të tjerë është hapur procedurë disciplinore. Fetahu nuk është suspenduar nga puna. Fjalën përfundimtare do ta ketë Komisioni disciplinor”, thonë nga MPB-ja.

Parapralisht në media u përhap lajmi se ndër t suspenduarit është edhe Abdylfetah Alimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *