Home / Kryesoret / MPB tërhoqi fletëarrestin ndaj Koçanit – (VIDEO)

MPB tërhoqi fletëarrestin ndaj Koçanit – (VIDEO)

Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan. Gjykata Supremë, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan.  Kërkesa e Prokurorisë Special për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte që Gjykata Supreme ta pranonte kërkesën për mbrojtjen ligjore të prokurorisë publike , ti ndërpresë vendimet e Gjykatës  Themelore Shkup 1 të dhënë më 7 mars dhe të Gjykatës  së Apelit të dhënë më 15 mars dhe lënda të rikthehet sërish në gjykim. Tani Këshilli Penal i Gjykatës  Themelore Shkup 1 do të duhet sërish të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Special që kundër Koçanit, njërit prej të dyshuarve të rastit TRUST për falsifikim dokumentesh për tendërë për qymyr për nevojat e REK Manastirit. ish anëtari i këshillit gjyqësor Miralem Asani thotë se duhet të shkarkohet mënjëherë kryetarin e gjykatës.

Keshilli gjyqesore urgjentisht ta shkarkoj kryetarine gjykates Supreme pershkak te vendimit jo profesional ose menjiher le te japin doreheqje. Prvoj e mire e ndertuar nga instanca ma e larte gjyqesore, nderpritet paraburgimi i njëte aratisuri edhe ate per veper penale te rende, ndersa neper burgje ne paraburgim kalben persona qe per pune banale repsektivisht pse ka vjedh buk qe tu dergoje femijeve te hane se nuk ka pas para tu bleje.

Vendimi për ngrirjen e pronave dhe llogarive të kompanisë Transmet, pronë e biznesmenit Koçan mbetet në fuqi. Koçan është në arrati më shumë se dy muaj.

 

 

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *