Home / Lajme / Botë / MPJ-ja rumune – shënjestër e sulmit “kirurgjik” kibernetik

MPJ-ja rumune – shënjestër e sulmit “kirurgjik” kibernetik

 Përfaqësuesi i shërbimit rumun për luftë kundër krimit kibernetik konfirmoi se Ministria e Punëve të Jashtme të vendit ka qenë lëndë e sulmit kibernetik “kirurgjik, preciz, të specializuar”, me siguri  të organizuar nga ndonjë vend tjetër.

Anton Rog, shefi i qendrës qeveritare për mbrojtje kibernetike Sajbiring, deklaroi se ky sulm është “kanosje e vazhdueshme potenciale” duke shtuar se “sipas rregullit, pas  këtij llojit të sulmit, qëndron një vend tjetër”, dhe kjo kushton me milionë dollarë, madje edhe me qindra milionë.

Rog sot deklaroi se sulmi i kryer të premten, është zbuluar  dhe problemi është “zgjidhur”. Ai refuzoi që të bëjë publike supozimet për sulmuesit e mundshëm të postës elektronike të të punësuarve në Ministri, të bërë me ndihmë të mail-it, të bërë sikur vjen nga një i punësuar në NATO.

Rog deklaroi se është “shumë, shumë e vështirë, madje e pamundur” që të identifikohen autorët e sulmeve kibernetike.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *