Home / Lajme / Muaji i Ramazanit/ Spoti arab kundër terrorizmit përlot botën:“Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë” (Video)

Muaji i Ramazanit/ Spoti arab kundër terrorizmit përlot botën:“Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë” (Video)

“Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë dhe keni boshatisur bankat e shkollës”. Këto janë fjalët e një fëmijë të cilat i ka shkruar në fletoren e tij dhe i drejtohen një kamikazi.

Kështu fillon spoti publicitar i një kompanie telefonike arabe, e realizuar me rastin e nisjes së “Muajit të Ramazanit”. Klipi disa minuta është një manifest i vërtetë kundër terrorizmit, dhunës dhe kundër sulmeve vetëvrasëse shkruan Tg.com.

Nëpërmjet një kënge, viktimat, familjet e viktimave dhe të plagosurit nga sulmet terroriste i drejtohen një kamikazi, i cili është gati për të shpërthyer dhe përpiqen që ta bindin të heqë dorë sepse Zoti nuk do ashtu.

“Allahu është krijuesi i jetës, duhet të jemi të butë kundrejt fesë jo të ashpër. Me armikun duhet të përballesh në paqe dhe jo në luftë. Këto janë vetëm disa fjalë nga videoja prekëse, e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës dhe mori mbi 2 milionë klikime.

“Bombardojmë” dhunën me mëshirë, “bombardojmë” urrejtjen me dashuri, “bombardojmë” aktet e tyre të dhunshme me dashuri, “bombardojmë” ekstremizmin për të jetë më të mirë. Neutralizojmë sulmet e tyre urryese me këngë dashurie, nga sot deri në pafundësi. Dhe në fund të spotit kamikazi vendos të mos shpërthej.

Gjithashtu lexo

Ngrohuni edhe pak ditë, pastaj vjen dimri

Deri në fundjavë parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell, e ditën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *