Home / Lajme / Maqedoni / Mundësi për skenare të errëta në Maqedoni, ja paralajmërimi i opinionistit (Foto)

Mundësi për skenare të errëta në Maqedoni, ja paralajmërimi i opinionistit (Foto)

Këtyre ditëve kanë vazhduar paralajmërime për mundësinë e përsëritjes së dhunës në Kuvend, por tani kundër Qeverisë së re,

Këtë paralajmërim e jep edhe opinionisti Bobi Ilievski i cili përmes rrjetit social “Facebook” ka alarmuar se këtyre ditëve pritet episod i ri i serialit për shpëtimin e N.G, që nënkupton Nikolla Gruevskin.

Ishte pikërisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ajo që nxiti protestuesit të shkaktonin dhunë ndaj deputetëve më datë 27 prill. Ky akt bëri bujë të madhe nëpër të gjithë rajonin duke nxitur reagime nga vendet demokratike.

Aktualisht pritet dhënia e mandatit për Qeverinë e re nga presidenti Ivanov, i cili është në prag të afatit ligjor, duke i mbetur edhe disa ditë në dispozicion, nga momenti i dorëzimit të kërkesës me shkrim nga ana kryetarit të Kuvendit, Xhaferi, dhe nënshkrimet e shumicës së re parlamentare.

Por se çka pritet të ndodhë dhe se a do të përsëritet dhuna e 27 prillit, këtë nuk e sqaron Ilievski./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *