Home / Lajme / Rajon / Mustafa fton ambasadorin Delawie t’i bindë deputetët e LDK-së për Demarkacionin

Mustafa fton ambasadorin Delawie t’i bindë deputetët e LDK-së për Demarkacionin

Isa Mustafa si duket nuk e ka në plan që të ia lë rastit çështjen e votimit të demarkacionit në Kuvends. Për këtë, kryeministri i Kosovës duket se po kërkon edhe ndihmën e ambasadotir të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

 Fakt për këtë është edhe prania e ambasadorit në mbledhjen e nesërme. Indeksonline ka siguruar ftesën që i është bërë deputetëve të LDK-se në mledhjen e nesërme.

“Të nderuar/a, në emër të GP LDK, ju njoftoj se nesër më dt: 09.05.2017, në 11:00h, në zyre të Grupit Parlamentar, mbahet takimi i GP LDK, në takim merr pjesë Kryeministri-Isa Mustafa dhe Ambasadori Amerikan-Greg Delaëie, ardhja e obligueshme andaj luteni të më konfirmoni pjesëmarrjen” thuhet në ftesën e dërguar për grupin parlamentar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *