Home / Lajme / Maqedoni / MVL: Mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave skadon në gjysmën e parë të majit

MVL: Mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave skadon në gjysmën e parë të majit

Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale nuk ka kompetencë të japë interpretim autentik të ligjeve, midis të cilëve edhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, njoftojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) në kumtesën e sotme nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale,

Në të theksojnë se Ministria është kompetente për ndjekje të funksionalitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe shpjegojnë se në pajtueshmëri me mendimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, kompetente për zgjedhjet, e dorëzuar deri te komunat dhe Bashkia e Shkupit, anëtarët ekzistues të këshillave të komunave dhe kryetarët ekzistues të komunave mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, të konfirmuara me ligj deri në përfundim të afatit të caktuar në nenin 16 paragrafi (1) nga Kodi zgjedhor, gjegjësisht deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj.

Paraprakisht, Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale informoi se mandati i këshilltarëve në komuna ka skaduar më 24 mars të viti 2017, ndërsa i kryetarëve të komunave mund të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Siç theksuan në kumtesë, mandati i këshilltarëve në komuna, në pajtim me nenin 35 alineja 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vite dhe ai duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 24 mars 2013 është me mandat të skaduar prej 24 marsit 2017. Të gjitha vendimet të cilat këshillat e komunave i kanë sjellë pas kësaj date nga ana e Inspektoratit janë anuluar dhe janë vënë jashtë fuqisë, ndërkaq kurrfarë ndryshimi i mundshëm ligjor nga Kuvendi nuk ka veprim retroaktiv.

Mandatet, ndërkaq, të kryetarëve të komunave, siç qëndron në kumtesë, janë rregulluar me nenin 49 dhe 52 të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe aty qartë qëndron se mandati zgjatë deri në përfundimin e vitit rrjedhës, që do të thotë 31.12.2017. Duke pasur parasysh mandatin e kaluar të këshillave, kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik, por në asnjë rast nuk guxon të ndërpresin së funksionuari komuna, ndërsa në rast se nuk i kryejnë obligimet ligjore, do të përballen me sanksione ligjore, thonë nga Inspektorati.

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, si institucion kompetent shtetëror i cili e ndjek ligjshmërinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, thekson në kumtesë se interpretimet e paraqitura këto ditë për mandatet e këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave janë arbitrare dhe joserioze me qëllim të manipulimit të vetëdijshëm të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *