Home / Lajme / Maqedoni / Myftaraj: Zaev është një ujk i veshur me lëkurë qengji

Myftaraj: Zaev është një ujk i veshur me lëkurë qengji

Nga Kastriot Myftaraj

Pse heshtin tani pas intervistës së Zoran Zaev për emisionin televiziv online “Da se ne Lazhemo” të gazetës serbe “Kurir”, ata politikanë dhe analistë të Tiranës, të cilët iu kërkuan me ngulm shqiptarëve të Maqedonisë fillimisht që të votojnë për LDSM, partinë e Zaev, pastaj që partitë shqiptare të bëjnë aleancë me LDSM që Zaev të bëhet kryeministër? Intervista vërtetoi se Zaev është një ujk i veshur me lëkurë qengji, i cili nuk duroi dot por lëshoi një ulërimë kërcënuese ujkore ndaj shqiptarëve, që para se të marrë pushtetin.

Zaev tha se mes maqedonëve dhe serbëve duhet të ketë solidaritet si popuj vëllezër sllavë ortodoksë që janë. Problemi është se Zaevi tha qartë se për këtë solidaritet është e nevojshme që të paguajnë kosto shqiptarët. Zaev tha se duhet të paguajnë shqiptarët e Kosovës, por nënkuptohet edhe ata të Maqedonisë. Zaev e kritikoi Gruevskin që ka nëpërkëmbur interesat e vëllezërve sllavo-ortodoksë, duke votuar në favor të shqiptarëve të Kosovës në UNESCO.

Zaev nuk thotë se duhet të ketë vëllazëri mes maqedonëve dhe grekëve si popuj ortodoksë që janë. Zaev e shikon vëllazërinë vetëm mes popujve sllavo-ortodoksë. Ai madje, si të gjithë sllavët e ritit të krishterë lindor, nuk përdor fare fjalën “ortodoks”, por atë që bota e njeh si Ortodoksi e quan “Pravoslavna”, si të gjithë sllavët e sipërpërmendur.

Me intervistën e Zaev për “Kurir” u vërtetua edhe një herë se të majtët sllavo-maqedonë bëhen më ekstremistë se nacionalistët sllavo-maqedonë, për të zhvlerësuar akuzën e këtyre të fundit ndaj tyre për mungesë ndjenjë kombëtare maqedone. Këtë e kemi parë edhe në vitet nëntëdhjetë, po e shohim edhe sot.

 Sa qesharakë duken ata që kërkojnë ta arsyetojnë Zaevin për ato që tha në intervistën për “Kurir”, si ai “Frizura” me lesh të bythës së Zaevit, Muki, deputeti shqiptar i SDSM, i cili e arsyeton Zaevin për atë që tha për vëllazërinë maqedono-serbe, duke bërë kinse nuk e kupton se ku qëndron çështja, siç e kam shpjeguar më lart.

Ky Muki që na thoshte se shpenzimet e lobbingut të opozitës së Shqipërisë në SHBA paguhen nëpërmjet llogarisë bankare të Gruevskit, (A thua se nuk mund ta gjenin mënyrën nëpërmjet opsionit që ofrojnë offshoring-u për ta bërë në mënyrë më të fshehtë.), tani nuk dyshon se Zaev flet si si më sipër, sepse paguhet nga Vuçiç.

Gjithsesi, Zaev e tregoi se cili është, kështu që nesër askush nuk mund të shfajësohet duke thënë se na zhgënjeu Zaevi në pushtet, i cili doli ndryshe nga Zaevi opozitar.

Deputetët shqiptarë të Maqedonisë përjetuan poshtërimin më të madh prej maqedonëve në historinë e këtij shteti, në përpjekjen e tyre për ta bërë Zaevin kryeministër. Nuk ia vlente ai poshtërim për të pasur “Vullnet Starovën” e ri, si kryefolës të Kuvendit, me Talat Xhaferrin.

Deputetët shqiptarë të Maqedonisë nuk mund ta kalojnë lehtë poshtërimin që iu bë në Kuvend. Ata duhet të marrin një vendim të përbashkët se ose duhet të ndërpritet keqtrajtimi i shqiptarëve në këtë shtet, ose ata këtej e tutje nuk do ta njohin me shtetin përveçse me emrin me të cilin është i njohur ndërkombëtarisht, pra si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë./Kastriot Myftaraj

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *