Home / Lajme / Botë / NASA ka njoftim të rëndësishëm, gjetje të re befasuese në planetin më të madh të Sistemit Diellor
epa05408078 (FILE) An undated file handout image made available by National Aeronautics and Space Administration (NASA) shows an artist's rendering of NASA's Juno spacecraft making one of its close passes over Jupiter. NASA's solar-powered Juno spacecraft will perform a suspenseful orbit insertion maneuver as it arrives to Jupiter after its five-year journey, late 04 July 2016, according to NASA. The maneuver will slow down the spacecraft to around 542 meters per second in order to enter into Jupiter's orbit. When in orbit, Juno will orbit Jupiter 37 times within 20 months. Juno will be the first spacecraft to orbit the poles of Jupiter. EPA/NASA/HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY

NASA ka njoftim të rëndësishëm, gjetje të re befasuese në planetin më të madh të Sistemit Diellor

Një sondë kozmike e agjencisë amerikane, NASA, e cila po qarkullon rreth Jupiterit, ka fokusuar ciklone masive në pole, që paraqet gjetje të re befasuese të planetit më të madh të Sistemit Diellor, kanë thënë mbrëmë shkencëtarët.

2D723309-1EE5-4A33-95D3-50443F577E9B_w1023_r1_s

Këtë gjendje, NASA e ka përshkruar si “botë komplekse, turbulente, gjigante”, e cila është tejet e ndryshme se sa kishin menduar shkencëtarët më parë.

Punimet e botuara në revistën Shkenca dhe Letrat e Kërkimeve Gjeofizike, i kanë përshkruar këto zbulime të rëndësishme që janë bërë prej se sonda, Juno, ka filluar të orbitojë rreth Jupiterit, vitin e kaluar, e të cilat i kanë detyruar shkencëtarët t’i rishqyrtojnë njohuritë për këtë gjigant, shkruan rel.

Pamja në polet e Jupiterit ka treguar se ato janë të mbuluara me dhjetëra stuhi të dendura e të mbledhura, me gjasë që hedhin të reshura shiu ose bore.

“Pamjet e poleve më parë të papara të Jupiterit tregojnë një skenë kaotike të formës ovale të ndritshme”, thuhet në revistë.

Doli se këto forma ovale janë stuhi të mëdha spirale, disa prej të cilave janë të gjata 1,400 kilometra.

Shkencëtarët kanë gjetur shenja të amoniakut, që del nga atmosfera e thellë dhe formon sisteme të mëdha të motit.

Tash, nevojitet studim i mëtejshëm për ta kuptuar më mirë natyrën e stuhive të Jupiterit dhe përse ky planet vepron në këtë mënyrë, thonë shkencëtarët.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *