Home / Lajme / Kronika e zezë / Ndalohen në flagrancë katër shqiptar, po përgatisnin 43 kg drogë për ta shitur

Ndalohen në flagrancë katër shqiptar, po përgatisnin 43 kg drogë për ta shitur

Katër persona janë ndaluar në flagrancë, në momentin që po fusnin në thasë 43 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila ishte gati për t’u shitur. Operacioni i koduar ‘Qereka’, i organizuar dje në Krujë, nga policia e Durrësit, përfundoi me arrestimin e Ferdinand Topi, 48 vjeç, Agron Kurti, 39 vjeç, Pëllumb Boja, 35 vjeç dhe Lajdan Boja, 24  vjeç, të gjithë banues në Qerekë të Krujës.

Po ashtu, në cilësinë e provave materiale, përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe dy peshore elektronike, një automjet tip Benz, në pronësi të shtetasit Agron Kurti, një automjet tip Golf, në pronësi të vëllezërve Boja dhe katër aparatë celularë, me të cilët personat e përfshirë në trafikimin e drogës komunikonin me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, droga ishte e destinuar për t’u shitur në Tiranë, ndërsa të ndaluarit do të hetohen nga Prokurori e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *