Home / Lajme / Maqedoni / Ndëprerja e protestave, sinjal që VMRO po pajtohet se është opozitë

Ndëprerja e protestave, sinjal që VMRO po pajtohet se është opozitë

Iniciativa për “Maqedoni të përbashkët” ka vendosur të ndërpresë protestat tre muajshe kundër të ashtuquajturës “Platformë e Tiranës”. Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të ngrenë iniciativë në Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të Kuvendit Talat Xhaferin.

Analistët politik këtë vendim të iniciativës “Për një Maqedoni të përbashkët” e konsiderojnë si sinjal që VMRO-DPMNE tanimë po e pranon realitetin dhe rrolin e opozitës.

Ismet Ramadani për Zhurnal thotë se kjo është sinjal që partia e ish kryeministrit Gruevski po pajtohet me  rrolin e opozitës. Sipas tij  ndërprerja e protestave do ti jep hapsirë dhe do ta çliroj nga presioni Presidentin Ivanov që të jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Pas ndërprerjes së protestave të grupit të ashtuquajtur “Për një Maqedoni të përbashkët”, kemi edhe një sinjal që VMRO-DPMNE dalëngadal po pajtohet se tanimë është opozitë. Në fakt këtë e paralajmëroi në dalje në konferencë për shtyp edhe Milloshoski ku tha se shumica parlamentare duhet të caktoj datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe krejt kjo të shpresojmë se do ti jep një hapsirë dhe ta çliroj nga presioni edhe Presidentin Ivanov që ai të jep mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeverinë”, ka deklaruar, analisti politik Ismet Ramadani.

Nga ana tjetër edhe analisti politik Agim Jonuz për Zhurnal ka deklaruar se të gjithë e kemi të qartë se VMRO po shkon në opozitë, dhe sipas tij ata kanë ndërprerë protestat sepse intensiteti i protestuesve po shkonte duke u ulur.  Ai thotë se nëse retorika deri më tani ka qenë e ashpër, në zgjedhjet lokale pritet të jetë edhe më e ashpër.

“Që moti të gjithë e kemi të qartë se VMRO po shkon në opozitë, mirëpo retorikën të cilën e përdorën ishte aq e ashpër, dhe nëse keni vërejtur intensiteti i protestuesve shkonte duke u ulur, dhe sidomos pas incidentit të 27 prillit për të cilin realisht do të përgjigjen, mënyra tjetër tani është të kalohet në planin B, sepse e dimë që tani në radhë janë zgjedhjet lokale të cilat si duket do mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm. Këto zgjedhje në fakt janë referendum për atë se çfarë Maqedonie duam, Maqedoni unitare apo një Maqedoni të ndarë, dhe tani hymë në një periudhë shumë të rrezikshme sepse retorika nëse deri tani ka qenë e ashpër, në vazhdim do të bëhet dyfish më e ashpër”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Agim Jonuz.

Nga iniciativa “Për një Maqedoni të përbashkët” përkujtojnë presidentin Gjorge Ivanov për rolin e tij në momentin kur do të ndajë mandatin liderit të LSDM-së pas garancive që ky i fundit do t’i jep në emër të koalicionit për mos cenimin e karakterit unitar të Maqedonisë.

Protestat e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët u aktualizuan pas dështimit të mandatarit të parë Nikolla Gruevski për të formuar shumicën e re parlamentare, ndërsa protestuesit përcollën kryesisht kërkesat e partisë së Gruevskit, organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale. Protestat devijuan natën e 27 prillit kur në mënyrë të dhunshme protestuesit u futën ën Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Përpos disa protestuesve, Prokuroria deri tani nuk ka ngritur padi ndaj organizatorëve të protestës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *