Home / Kryesoret / Ndërron jetë edhe personi që qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës

Ndërron jetë edhe personi që qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës

Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Sipas informacioneve të Televizionit Koha , Qani  Abazi  pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.

Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rretho orës 10:45 në Bogovinë.

Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *