Home / Lajme / Kronika e zezë / Ndërron jetë rokeri legjendar Greg Allman (Foto/Video)

Ndërron jetë rokeri legjendar Greg Allman (Foto/Video)

Këngëtari legjendar i rokut jugor, Gregg Allman, ka ndërruar jetë në moshë 69 vjeçare.

Bashkëthemeluesi i “Allman Brothers” ka vdekur vetëm dy muaj pasi i anuloi të gjitha koncertet që ishin caktuar të mbaheshin gjatë këtij viti.

Ai ka ndërruar jetë i qetë në shtëpinë e tij në Savannah të Georgias ditën e shtunë – thuhet në një kumtesë në faqen e këngëtarit.

Cher ishte gruaja e tretë e Allman me të cilën u martua në vitin 1975 dhe u ndanë në vitin 1979. Elijah Blue Allman është djali i tyre (WireImage)

Allman ishte baba i pesë fëmijëve, ndërsa po ashtu kishte qenë i martuar pesë herë. Në mesin e grave të tij ishte edhe këngëtarja Cher.

“Gregg ka vuajtur nga shumë probleme shëndetësore në vitet e fundit”, thuhet mes tjerash në njoftimin për vdekjen e tij.

Sidoqoftë, ai vazhdoi të bënte muzikë dhe të shkonte nëpër koncerte, pasi kjo gjë e mbante gjallë.

Greg Allman në vitet e shtatëdhjeta (MOA)

I lindur në Nashville, Allman themeloi grupin “Allman Brothers” në vitin 1969 së bashku me vëllanë e tij, Duane, i cili vdiq në nj aksident tragjik me motoçikletë vetëm dy vite më pas. Edhe basisti i grupit, Berry Oakley, vdiq në një aksident komunikacioni në vitin pasues.

Allman vazhdoi solo dhe arriti sukses të madh duke fituar shumë Grammy, ndërsa hitet e tij më të njohura janë “Midnight Rider”, “Melissa” dhe “Whipping Post”. /Telegrafi/

Cher

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *