Home / Lajme / Botë / Ndjekje si në filma, arrestohet shqiptari në Itali. Emri

Ndjekje si në filma, arrestohet shqiptari në Itali. Emri

Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane nën akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Denis Dema (foto), 27 vjeç, u arrestua në rrugën “Santa Maria Capua Vetere”, gjatë një kontrolli në një makinë “Lancia Lybra”, brenda të cilës ishin dy persona, raportojnë sot mediat lokale.

Gjatë paralajmërimit të policisë për të ndaluar, shoferi ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar.

Tentativa e arratisjes përfundoi në rrugën “San Tammaro”, kur makina ka përfunduar jashtë rrugës. Dy personat kanë vazhduar përpjekjen për t’u larguar në këmbë, ndërsa u arrestua vetëm njëri prej tyre në një fshat, pikërisht Denis Dema.

Policia ka gjetur një sërë mjetesh të vjedhura, përfshirë armë, laptopë, medaljone ari, etj. Armët dhe materialet e gjetur u konfiskuan. Shqiptari u vendos në arrest ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *