Home / Kryesoret / Ndryshimet e motit mbushin radhët në klinika – (VIDEO)

Ndryshimet e motit mbushin radhët në klinika – (VIDEO)

Ndryshimet e shpeshta të motit kohëve të fundit, si ulja  ngritja e temperaturave lagështia sigurisht se ka ndikuar në shëndetin e të gjithëve duke mos kursyer askënd por ato që më së shumti i prek dhe tangon janë të sëmurët kronik dhe më të vegjëlit. Sipas mjekëve për Televizionin Koha thanë më së shumti ndihmë kërkojnë personat që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes, personat me sëmundje kardiovaskulare,të sëmurit nga astma, ato me imunitet më të dobët dhe normalisht të vegjëlit pasiqë ato nuk dinë që vet të mbrohen për veten e tyre.

Gjtihësesi kjo në përgjithësi ndikon në shëndetin e krejt popullatës këtu nuk është i kursyer askush por më së shumti i prek apo i tangon ato pacientë të cilët ne I thirim meteropat të cilët direkt janë të prekur nga ndryshimet e mëdhaja të temperaturave pastaj atë që përmendët edhe jut ë sëmurët kronik dhe normalisht më të vegjlit pasiqë ato nuk dinë të mbrohen për veten e tyre. Cila është mbrojtja dhe cilat masa mund të meren , masat janë shumë të thjeshta do të thotë duhet që të kemi kujdes me veshjen pasiqë ndonjëherë shohim se koha është e mirë dhe dalim jashtë me tesha jo adekuate të holla të themi dhe pastaj temperature ndryshon dhe mund që të ftohemi apo e kundërta të veshim diçka më të rashë ndërsa koha është e nxehtë dhe djersitemi kështuqë duhet që të kemi kujdes me veshjen që të jetë më adekuate varësisht temperaturave kjo është ajo që duhet të bëjmë, veçanërisht prindërit të kenë kujdes me më të vegjlit , pastaj ato të cilët janë të sëmurë më sëmundje kronike pasiqë me ndryshimin e temperaturës ndryshon edhe lagështia e ajrit dhe veçanërisht këtu preken pacientët të cilët kanë problem me sistemin respirator dhe njëkohësisht edhe me atë kardiovaskularë pasiqë ato dy sisteme janë të lidhura njëri me tjetrin, transmeton Televizioni Koha.

Mjekët rekomandojnë që personat e sëmurë rregullisht të marrin terapinë e caktuar nga mjeku amë, të kosumojnë sa më shumë ujë lëgje, pemë dhe perime, si dhe të vishen në mënyrë adekuate varësisht temperaturave.

Atyre pacientëve ne ju rekomandojmë që të marin terapinë e rregullt që e kanë për sëmundjet e tyre kronike , e dyta ajo se çfarë mund të bëjmë tash është të kosumohen pemë dhe perime fatmirësisht tash kemi me bollëk nëpër tregjet tona me çmime më të kapshme , të pihet sa më tepër ujë dhe lëngje që të mos vijë deri tek dehirdimi i organizmit pasiqë djersitemi dhe humbim lëngje kështuqë është e nevojshme që të konsumohen sa më tepër lëngje kjo përveç që vlen për pacientët kronik për më të vegjëlit dhe për ato të ashtuquajtur meteoropat por kjo vlen për të gjithë popullatën në përgjithësi, transmeton Televizioni Koha.

Moti i ndryshueshëm ka rritur dukshëm numrin e pacientëve të cilët drejtohen për ndihmë tek mjekët e tyre amë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *