Home / Lajme / Botë / Në Britani dhe Spanjë shkatërrohet rrjet për kontrabandim të kanabisit

Në Britani dhe Spanjë shkatërrohet rrjet për kontrabandim të kanabisit

Tre britanikë janë arrestuar nga policia e Mersisajdit në Anglinë Perëndimore, nën dyshim për “përgatitje të komplotit për kontrabandim të drogës nga Spanja” në rajonin më të gjerë të Liverpulit.

Në kumtesën policore nuk jepen hollësi të tjera, si dhe as të dhëna për identitetin e tre të arrestuarve.

Arrestimi i britanikëve është pjesë e operacionit të përbashkët britaniko-spanjoll për shkatërrim të rrjetit të kontrabandistëve, i cili merrej me transport ilegal të kanabisit.

Sipas mediave në Madrid, policia në Spanjë ka arrestuar 21 persona nën akuzë për tentim për kontrabandim të kanabisit për në Britani të Madhe, të fshehur në pako me pllaka muri të mermerit.

Në kumtesën e policisë spanjoll thuhet se gjatë persekutimit, janë shkatërruar pesë qendra për kultivim dhe prodhim të kanabisit, si dhe se janë zbuluar mijëra fidane nga kjo drogë.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *