Home / Lajme / Në cilin vend agjërimi është më i vështirë për myslimanët?

Në cilin vend agjërimi është më i vështirë për myslimanët?

Myslimanët që jetojnë në Rrethin Arktik po përjetojnë disa nga kushtet më të vështira për Ramazanin, pasi ata mund të përjetojnë 24 orë rrezet e diellit.

Njerëzit që agjërojnë nuk do të konsumojnë ushqim apo pije, nuk duhet të kryejnë ndonjë aktivitet seksual, që nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit,

Agjerimi përfundon me vaktin e njohur si Iftari.

Rreth 22 për qind e popullsisë së botës, ose 1.6 miliardë njerëz, pritet të bashkohen me respektimin e muajit të shenjtë.

Fushat që përfshijnë Lapën, Finlandën dhe Suedinë mund të përjetojnë pak ose aspak rreze dielli gjatë muajve të verës.

Një familje ka ndarë përvojat e saj se si përjetojnë Ramazanin në veri të Finlandës, ku dielli perëndon për vetëm 55 minuta.

Muhamedi i tha AJ se “Agjërimi fillon në orën 1:35 të mëngjesit dhe përfundon në orën 12:48 në mbrëmje. Kështu (agjërimi) do të jetë 23 orë, 5 minuta’’.

Ai shton tutje se ‘’Miqtë, familja dhe të afërmit që jetojnë në Bangladesh, nuk mund të besojnë se mund ta bëjnë Ramazanin ose agjërimin për më shumë se 20 orë’’ ,

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *