Home / Lajme / Rajon / Në Korçë zbulohet një skelet i lashtë, TAP ndal punimet

Në Korçë zbulohet një skelet i lashtë, TAP ndal punimet

Arkeologët që monitorojnë ndërtimin e tubacionit kanë ndërprerë punimet pasi kanë zbuluar një venbanim të hershëm, zbulimi është bërë në fashatin Turan të Korçës.

Puna do të ndërpritet deri sa të përfundojë gërmimi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

“Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapsirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme.”

Trashëgimia kulturore është shumë e rëndësishme dhe janë marrë të gjitha masat për të minimizur efektet negative mbi Trashëgiminë kulturore, mjedisin apo komunitetin, deklaron Tap në faqen e tij zyrtare. Projekti TAP do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Detin Adriatik, dhe më pas në Itali. Projekti, i cili shtrihet në 215 kilometra në Shqipëri, pritet të përfundojë në vitin 2019.

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *