Home / Lajme / Rajon / Në orën 12:00 – Sot protesta e opozitës, qytetarët nisen nga rrethet

Në orën 12:00 – Sot protesta e opozitës, qytetarët nisen nga rrethet

Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë”

Protesta e sotme (13 maj) është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re, që kryetari i PD, Lulzim Basha e ka artikuluar qysh prej nisjes së kauzës për zgjedhje të lira në 18 shkurt.

Për nga skenari protesta  është e ngjashme  me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.

Ora News do të përcjellë live gjithë zhvillimet e ditës së sotme

Ora 09:15 Një mijë protestues nisen nga Berati 

Rreth një mijë protestues janë nisur. Nisja e autobuzëve dhe mjeteve të tjera private është bërë mëngjesin e sotëm nga selia blu e këtij qyteti, ku kryetari i saj Gazmend Azizi, rikonfirmoi se demokratët e Beratit do të vazhdojnë t’i bashkohen “kauzës së opozitës së bashkuar” siç e quajti ai. Pesë autobusë dhe dhjetra mjete të tjera të vogla u nisën sot rreth orës 08:00 ndërsa Azizi deklaroi se prej gati dy javësh kjo degë organizoi punën me të gjitha strukturat e saj që protesës së opozitës ti bashkoheshin sa më shumë demokratë

Ora 09:00 Protestuesit  nisen nga Vlora

Ora 08:50 -Rreth 2 mijë protestues nga Kukësi

Mbi 2 mije qytetare kuksianë të organizuar dhe me automjete private janë nisur drejt Tiranës për protestën e PD. Qytetarët thanë se po shkojnë për të protestuar kundër varferisë, drogës rrëzimin e Ramës për zgjedhje të lira dhe republiken e re.

Ora 08:40 Sipas drejtuesve të PD llogaritet rreth 3 mijë protestues nga Fieri

Qytetarë dhe anëtare të PD Fier nisen drejt Tiranës për protestë. Janë rreth 20 autobuzë 10 furgona dhe makina private, pohon Luan Baci kreu i PD, Fier.

Ora 08: 20 Kukës, drejtues të PD: 2 mijë protestues drejt Tiranës me mjete private e autobusë

08:05 -2500 persona nga Lezha

Lezhe, qindra qytetarë janë mbledhur në mënyre të organizuar dhe po nisen për në protestën e PD. Mbi 10 autobuzë nga qyteti dhe të gjitha njësite administrative po nisen drejt Tiranes. Kreu i PD, Paulin Marku jane mbi 2500 persona qe po nisen nga Lezha me autobuza dhe mjete private.

Protestuesit ne Lezhe nisen drejt Tiranes

Ora 08:00 -3 mijë protestues nga Shkodra

Drejtues të PD në Shkodër bëjnë të ditur se janë rreth 3 mijë protestues që janë nisur drejt Tiranës. 9 autobusë, 15 furgonë dhe mbi 600 mjete private.

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Shkodër nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes

Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes

 

 

Protestuesit ne Korçë nisen drejt Tiranes

 

Skenari 

Për nga skenari protesta  është e ngjashme  me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për  t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet  sheshit para kryeministrisë.

Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashke me mënyrën se si do vazhdoje protesta, do të jepen nga  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lexo me shumë:

Ora News zbardh skenarin e protestës së 13 majit: Rama ik!

Policia: PD nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat ligjore për protestën

Masat e policisë, 2500 efektivë do monitorojnë protestën e opozitës

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *