Home / Lajme / Botë / Në Pekin mbahet Tryezë e rrumbullakët e liderëve botëror

Në Pekin mbahet Tryezë e rrumbullakët e liderëve botëror

Tryeza e rrumbullakët e liderëve botëror, e cila mbahet në suaza të Forumit “Rrip dhe rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar”, filloi sot herët në mëngjes sipas kohës së mesme evropiane në Pekin.

Në ngjarjen në Qendrën ndërkombëtare të konferencave në liqenin Jençi marrin pjesë shefa të shteteve ose qeverive të 28 vendeve dhe udhëheqës të tre organizatave ndërkombëtare – Kombeve të Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Përveç nikoqirit, presidentit të Kinës, Si Xhiping, i cili e hapi Tryezën e rrumbullakët, në takim janë prezentë edhe presidentët i Rusisë, Turqisë dhe Çekisë, Vladimir Putin,. Rexhep Taip Erdogan, dhe Millosh Zeman, si dhe kryeministrat e Hungarisë, Greqisë dhe Polonisë, Viktor Orban, Alkesis Cipras dhe Beata Shidlko.

Në forumin, i cili është hapur dje marrin pjesë më shumë se 1.500 përfaqësues prej mbi 100 vendeve nga mbarë bota.

Tryeza e rrumbullakët filloi me sesionin me temë “Politika e sinergjisë për partnerit më të ngushtë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *