Home / Lajme / Kronika e zezë / Në shtatë aksidete në Shkup janë lënduar shtatë persona

Në shtatë aksidete në Shkup janë lënduar shtatë persona

Në 24 orët e kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur në nëntë aksidente, në të cilat shtatë persona janë lënduar lehtë, ndërsa në njërën është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç informoi sot MPB, gjatë ditës së djeshme janë zbuluar një numër më i madh i shkeljeve dhe janë sanksionuar 10 drejtues të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe shtatë shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi.

Janë sanksionuar edhe dy drejtues të cilët nuk kanë kaluar në kalimin për këmbësorë ose në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, si dhe tre shoferë në motoçikleta dhe mopedë të cilët gjatë ngarjes së tyre nuk kanë mbajtur helmeta.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë mënjanuar 56 automjete, ndërsa janë sanksionuar edhe 51 automjete të parkuara keq.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *