Home / Lajme / Botë / Në sulmin e koalicionit të SHBA-së ndaj qytetit sirian Abu Kamal janë vrarë 23 civilë

Në sulmin e koalicionit të SHBA-së ndaj qytetit sirian Abu Kamal janë vrarë 23 civilë

Në sulmin e sotëm të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja , ndaj qytetit sirian Abu Kamal, jo larg nga kufiri irakian, i cili ka qenë nën kontroll të Shtetit Islamik, humbën jetën 23 civilë.

“Sot në mëngjes në orën 3 janë goditur zona banimi, derisa njerëzit ende flinin dhe për këtë arsye ka shumë viktima”, njoftoi drejtori i Qendrës siriane për Monitorim të të Drejtave të Njeriut, Rami Andel Raman.

Ai shtoi se pjesëtarët e Shtetit Islamik kanë përdorur disa nga banesat në zonën e cila  është goditur si shtatmadhori lokale.

Në Qendër njoftojnë se në sulm është goditur edhe një  automjet, i cili ka transportuar punëtorë për në punë.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *