Home / Lajme / Kronika e zezë / Në sulmin në Mançester jetën e kanë humbur 22 persona, sulmuesi i vdekur (video)

Në sulmin në Mançester jetën e kanë humbur 22 persona, sulmuesi i vdekur (video)

Shefi i policisë së Mançesterit, Jan Hopkins deklaroi sot se në shpërthimin, i cili ndodhi mbrëmë, në fund të koncertit të Arijana Grande në Mançester arena, jetën e kanë humbur 22 persona, ndërsa janë plagosur 59 të tjerë.

Midis viktimave ka edhe fëmijë.

Sipas Hopkins, policia është e bindur se sulmuesi i cili e ka aktivizuar bombën, ka vdekur gjatë shpërthimit dhe se ai vetë e ka kryer sulmin, lajmëron “Gardian”.

Policia beson se sulmuesi ka mbajtur mjet të improvizuar shpërthyes dhe se hetimi do të konfirmojë se ai ka qenë pjesë e ndonjërës prej rrjeteve terroriste.

Internet portali irakian “Ahbar Irak” bëri të ditur se Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ithtarët e grupacionit xhihadist Shteti Islamik sot në mëngjes në rrjetet sociale e kanë përshëndetur sulmin e mbrëmshëm vdekjeprurës me bombë në qytetin britanik Mançester, transmeton BTA.

“Si duket bombat e Aviacionit britanik ndaj fëmijëve të Mosulit dhe Rakas sapo janë kthyer dhe kanë rënë në Mançester”, ka shkruar Abdul Hak i njohur publikisht për shkrimet e tij në Tuiter.

Rrugët rreth Arenës kur është mbajtur koncerti edhe më tej janë të mbyllura, ndërsa është i pranishëm një numër i madh i pjesëtarëve të policisë dhe njësive antiterroriste, të cilët edhe më tej po kërkojnë në terren.

Kryeministrja britanike Tereza Mej kumtoi se në Londër në orën 9:00 sipas kohës lokale do të thirr seancë të jashtëzakonshme të komisionit qeveritar “Kobra” për shkak të shpërthimit të mbrëmshëm në Mançester.

Incidentin ajo e quajti “akt të tmerrshëm terrorist” dhe theksoi se bashkëndjen me të plagosurit dhe me familjet e të gjitha viktimave.

Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe lideri i Partisë laburiste opozitare Xheremi Korbin arrin marrëveshje për ta ndërprerë fushatën zgjedhore pas sulmit terrorist në Mançester.

Korbin theksoi se ka biseduar me Mej pas shpërthimit në koncert dhe të dy janë pajtuar se fushatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 8 qershor duhet të ndërprehet derisa nuk arrihet marrëveshje për vazhdim.


 

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *