Home / Kryesoret / Në Tetovë, as subvencione e as dëmshpërblime

Në Tetovë, as subvencione e as dëmshpërblime

Rreth 10 mijë bujq të Tetovës janë në pritje të subvencioneve nga shteti. Këtë e kanë konfirmuar nga Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë prej nga thonë se në vit bujqit tetovarë në total marrin rreth 5 milionë euro, shkruan Koha.

 

“Brenda një viti mbi 5 mijë bujq që marrin subvencione për të mbjellat e tyre. Mbi katër mijë janë që marrin subvencione për qumësht. Pra, kemi diku rreth 10 mijë bujq që marrin subvencione. Bëhet fjalë për rajonin nga Jazhinca e deri në Vrapçisht. Kur bëhet fjalë për qumështin bujqit paraqesin tre herë në vit qumështin që shesin”, thotë për Koha, Afrim Serjani, kryeshef i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë.

Sipas kësaj, janë dhjetë mijë bujq që presin të marrin subvencionet nga shteti të cilët janë vonuar dukshëm pas procedurave në institucionet e drejtësisë dhe të Ministrisë së Financave. Por, nga ana tjetër, së fundi janë evidentuar edhe dëmet nga ngricat që u shkaktuan rreth një muaj më parë në rajonin e Tetovës.

“Gjithsej kemi 340 lëndë që janë formuar pas evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga ngricat në rajonin e Tetovës. Për këto ne nuk kemi informata se si do të realizohet dëmshpërblimi pasi që komisioni është formuar në bazë të vendimit të qeverisë. Puna jonë ka qenë që të dalim në teren dhe të evidentojmë dëmet”, thotë Serjani.

Në ndërkohë gati se dy vite pasi që shteti mundësoi formimin e kooperativave bujqësore në Tetovë ende nuk ka të formuar një të tillë nga bujqit tetovarë. Vetëm njëra është në proces të formimit ndërsa sipas informacioneve nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë bujqit tetovarë nuk janë të interesuar për një gjë të tillë.

Bujqit tetovarë, nga ana tjetër, janë të lodhur nga pritjet e subvencioneve të shtetit. Ata nënvizojnë se pavarësisht situatës së krijuar duhet që shteti të mos ketë pengesa gjatë pagesës së të njëjtave, sepse në këtë periudhë më shumë u nevojiten mjetet për shkak se ka shumë harxhime dhe nëse nuk marrin subvencione atëherë edhe mund të mbeten pa prodhime cilësore.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *