Home / Kryesoret / Në Tetovë fillon Festivali i Filmit “WatchOut!“

Në Tetovë fillon Festivali i Filmit “WatchOut!“

Nga Qendra për Bashkpunim Ballkanik Loja informojnë se sonte nga ora 20:00, në Tetovë fillon edicioni i gjashtë i Festivalit të Filmit “WatchOut!“, i cili  do të zgjatë deri më 26 maj 2017, dhe çdo natë do të ketë projeksione nga ora 20:00,

 

Festivali mbahet në amfiteatrin që gjendet para muzeut të Partisë Komuniste në Tetovë. Njëkohesish, kjo shënon edhe fazën e përmbyllëse të projektit Transformers, që Qendra Loja e implementon me organizaten “Shumica e Heshtur” nga Shtipi.

Pas fazës së aplikimit dhe përzgjedhjes që juria e festivalit ka bërë janë shpallur edhe fituesit e sivjetshëm të festivalit.

Në kategorinë e filmit të shkurtër ka fituar David Moreno nga Spanja me filmin “Nini”, në kategorinë e dokumentarëve ka fituar filmi “Bemo Pintar” i Meidy Adha nga Indonesia, kategoria e filmave eksperimental ka fitues Emma Zukovic nga Irlanda me filmin “ Post Memory from a Lost Country” dhe filmi “A Little Boy” është fitues i kategorisë së filmave të animuar dhe vjen nga autorja Mona Shahi nga Irani.

Organizatorët ftojnë të gjithë artdashësit që të vizitojnë festivalin i cili si gjithnjë është i hapur për të gjithë pa pagesë për pjesmarje dhe mbahet nën qiell të hapur.

Gjatë javës kur edhe mbahet festivali mbahen edhe një sërë puntorish me pjesmarrësit e grupit Transformers me video producentin e njohur amerikian, fituesin e cimimit EMMY, Skip Blumberg.

Skip do të punoj dhe trajnoj artistë lokal në teknika të videos dhe për artin participativ në përgjithësi. Ky aktivite perkrahet nga USAID, Goethe Institute dhe Kurve Wustrow.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *