Home / Lajme / Botë / Në vitin 2016 çdo sekondë nga një njeri në botë ka qenë i detyruar ta braktisë shtëpinë e tij

Në vitin 2016 çdo sekondë nga një njeri në botë ka qenë i detyruar ta braktisë shtëpinë e tij

 Mbi 31 milionë persona ose nga një person çdo sekondë janë zhvendosur gjatë vitit 2016 për shkak të konflikteve dhe incidenteve, tregon raporti i Qendrës ndërkombëtare për vëzhgim të zhvendosjes së brendshme, cituar nga mediat britanike.

Pritet që numri i të zhvendosurve të rritet, nëse nuk gjenden zgjidhje për ndryshimet klimatike dhe konfliktet politike, transmeton BTA.

Afërsisht shtatë milionë persona, kryesisht nga Afrika subsahariane dhe Lindja e Afërt, janë zhvendosur për shkak të konflikteve, tregon raporti i Qendrës, që është pjesë e organizatës humanitare Këshilli norvegjez për refugjatë. Madje 24 milionë, kryesisht në Azi, ishin detyruar të ikin në rajone të tjera të vendeve të tyre si pasojë e katastrofave natyre, stuhive, vërshimeve dhe zjarreve pyjore.

Për dallim nga refugjatët, të cilët kërkojnë azil në vendet e tjera, personat e zhvendosur brenda vendit mbesin në vendet personale dhe nuk mund të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Për këto arsye, ata shpesh herë janë të harruar, derisa të paraqitet krizë humanitare, përkujton drejtoresha e Qendrës ndërkombëtare për vëzhgim të personave të zhvendosur brenda vendit Aleksandra Billak, gjatë prezantimit të raportit.

Gjatë vitit të kaluar si pasojë e konflikteve më shumë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në Republikën Demokrate Kongo (922.000), vijon Siria (824.000) dhe Iraku (659.000).

Katastrofat natyrore janë arsye për zhvendosjen e tre herë më shumë njerëz – vetëm shtatë milionë në Kinë, pothuajse gjashtë milionë në Filipine dhe rreth 2,5 milionë në Indi.

Aleksandar Bilak paralajmëroi se qeveritë duhet të përfshihen në zgjidhjen e arsyeve për zhvendosjen dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje të zhvendosurve, sepse ata mund të vendosin që të nisen drejt vendeve tjera, nëse situata iu përkeqësohet.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *