Home / Kryesoret / Në zyrën e Drejtorit të Neurologjisë, janë gjetur 30.000 euro

Në zyrën e Drejtorit të Neurologjisë, janë gjetur 30.000 euro

Alesandër Çaparoski, drejtor i klinikës Neurologjike në Shkup dje është marrë në stacionin policor ku është marrë në pyetje për dyshime korruptive, transmeton Gazeta Express.

Nga MPB-ja e kanë konfirmuar rastin e denoncuar nga qytetarët, dhe se drejtori është marrë në pyetje në stacionin policor.Bëhet fjalë për një rast të një 14 vjeçari të sëmurë që duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit, por që Çaparoski i ka kërkuar para të atit të fëmijës, për t’i dhënë udhëzim dhe mendim mjekësor. Dyshohet që shuma e parave të gjetura në zyren e tij janë pikërisht të rastit të lartëpërmendur.

Policia vazhdon të merret me hetimin e rastit.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *