Home / Lajme / Maqedoni / Nesër do të dëshmojë kryetari i Kuvendit për të “enjten e përgjakshme”

Nesër do të dëshmojë kryetari i Kuvendit për të “enjten e përgjakshme”

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër do të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), për të dëshmuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, që në opinion njihet si e “enjtja e përgjakshme”,

Xhaferi është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit, për shkak se ishte pjesë e sulmeve në Kuvend, kur protestuesit e dhunshëm u futën në sallën e konferencave dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Nga Kuvendi thonë se ai do të paraqitet në Prokurori, pasi siç thonë, është detyrim që duhet ta bëjë çdo qytetarë.

Xhaferi më herët në një intervistë kishte deklaruar se deputetët tjerë e kanë mbrojtur atë në Kuvend, që të mos merr lëndime serioze.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *