Home / Lajme / Rajon / Nesër fillon konferenca “Prishtina media days”

Nesër fillon konferenca “Prishtina media days”

 “Prishtina Media Days”, që nis të mërkurën.

“Është një konferencë me renome që më parë është mbajtur në Stamboll e Vjenë por këtë vit do të mbahet në Prishtinë”, thotë Limani -Beqa. Temë bosht e konferencës , thotë ajo, është “Gazetaria dhe e vërteta”, ku do të trajtohen çështje të ndryshme në gazetari.

Ajo sqaron se në këtë konferencë ka shumë tema dhe se kjo është e dedikuar për student dhe të interesuar të tjerë dhe beson se ky eveniment do të vazhdon punën në Prishtinë edhe në vitet në vazhdim.

“Kemi mysafir eminent nga shumë vende të botës, ne ja kemi arritur ti sjellim ata në Prishtinë dhe jemi angazhuar në akomodimin e tyre”, thotë Limani -Beqa.

Ky organizim treditor nis në Ditën e Lirisë së Shprehjes, më  3 maj, dhe mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë studiues të gazetarisë, profesorë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës përfshirë Australia, Gjermania, Rumania, Turqia, Brazili, Norvegjia, Kroacia etj. Më poshtë mund ta shihni agjendën e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *