Home / Kryesoret / Nesër fillon matura shtetërore në Maqedoni

Nesër fillon matura shtetërore në Maqedoni

Edhe pse ka pasur zëra se do të anulohet mbajtja e maturës shtetërore, ajo do të fillojë prej nesër e do të zgjasë deri më 14 qershor,

 

Për testim në maturën shtetërore janë paraqitur 16426 kandidatë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme.

Testimi do të fillojë nga ora 10 për gjuhë amtare dhe literaturë.

10632 maturantë janë paraqitur për testim në gjuhën maqedonase, 5120 për gjuhë shqipe dhe 418 në gjuhë turke.

Për gjuhë të huaja janë paraqitur 15201 për gjuhë angleze, 108 në gjuhë franceze, 197 për gjuhën gjermane dhe për gjuhën ruse do të testohen 26 kandidatë.

Testimi për matematikë do të jetë më 12 qershor ku janë paraqitur 2070 maturantë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *