Home / Kryesoret / Nesër Kongresi i LSDM-së, Zaev kandidat i vetëm për lider

Nesër Kongresi i LSDM-së, Zaev kandidat i vetëm për lider

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nesër do ta mbajë Kongresin e saj të 22-të me radhë, ku 700 delegatët do të duhet të zgjedhin kryetarin, si dhe anëtarët e Komitetit Qendror të partisë.

Deri më sot, lideri aktual Zoran Zaev është i vetmi kandidat i shpallur publikisht për të udhëhequr partinë. Nëse deri nesër në orën 11 nuk arrin asnjë kandidaturë tjetër, atëherë kandidatura e tij do të shqyrtohet dhe do të miratohet formalisht nga ana e anëtarëve të Komitetit të vjetër Qendror, i cili do të ketë një seancë para Kongresit të lajmëruar.

Për Komitetin Qendror, nga ana tjetër, anëtarë të vjetër të këtij komiteti mund të aplikojnë dhe të rizgjidhen përsëri, edhe pse mund që ndonjëri të jetë edhe në ndonjë resor të qeverisë, përveç sekretarit të përgjithshëm të partisë, i cili, sipas Statutit të partisë, nuk mund të kryejë njëkohësish dy funksione, edhe partiak edhe shtetëror.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *