Home / Kryesoret / Nesër përfundon mandati i kryetarëve të komunave në Maqedoni

Nesër përfundon mandati i kryetarëve të komunave në Maqedoni

Prej ditës së nesërme do të mbarojë mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal, ndërsa qytetarët nuk do të mund të kryejnë asnjë shërbim të tyre në komunat ku jetojnë. Kriza politike në Maqedoni, e cila po zgjat për më shumë se dy vite ka çuar deri në këtë gjendje që të mos mund të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Nesër gjithashtu pritet që të mbahet një takim koordinues mes kryetarit të Kuvendit dhe partive politike parlamentare për të biseduar për hapat e mëtejmë për zgjidhjen e krizës dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Gjatë ditës së djeshme u realizua një takim mes Xhaferit dhe përfaqësuesve të partive politike, por që nuk pati asnjë njoftim apo deklaratë nga funksionarët për temat që u diskutuan.

Nga LSDM i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që sa më parë të jep mandatin për formimin e qeverisë së re dhe të nënshkruhet mbajtja e zgjedhjeve lokale, kurse nga partia e Gruevskit kërkojnë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *