Home / Lajme / Maqedoni / Nesër takohen BDI dhe LSDM, qeveria bëhet shpejt thotë Ali Ahmeti

Nesër takohen BDI dhe LSDM, qeveria bëhet shpejt thotë Ali Ahmeti

Lëvizja Besa është e interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme reformuese, por kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, kërkon garanci dhe afate të sakta për përmbushjen e obligimeve që do të jenë pjesë e programit qeverisës.

Kasami shtoi se Lëvizja Besa do të ishte në pozitë komode edhe nëse vendos që të mos jetë pjesë e qeverisë.

“Ajo që ka pasur disa deklarime publike se disa parti politike kanë marrëveshje koalicioni, veçmë kanë caktuar edhe dikasteret qeveritare, në bisedën që patëm me Zoran Zaevin, me mandatarin na e bëri me dije që nuk asgjë të vërtetë nga kjo”, thotë, Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Kasami edhe një herë riafirmoi qëndrimin e Lëvizjes Besa, se nuk dëshirojnë të jenë me një kabinet qeverisës me persona të cilët po i heton Prokuroria Speciale.

Më shumë optimizëm në BDI. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, për TV21 thotë se beson që bisedimet me LSDM do të përfundojnë shpejtë.

“Akoma nuk ka bisedime. Nesër do të jetë takimi mes BDI-së dhe LSDM-së.

A mendoni se do ta përfundoni shpejtë?

Po tani, besoj që do ecin…”, tha Ahmeti.

Nga LR PDSH thonë se fokusi i bisedimeve do të jenë pikat dhe kërkesat e votuesve shqiptar e jo postet. Prioritete për LR PDSH janë funksionimi i shtetit të së drejtës, ligji për gjuhën shqipe dhe zhvillimi i barabartë rajonal.

Mandatari Zoran Zaev, bisedimet për formimin e qeverisë i filloi menjëherë pas marrjes së mandatit ditën e djeshme. Ai sot zhvilloi takim me kryesinë e partisë së tij, ndërsa nesër pritet që të takohet me Ahmetin, me qëllim që të analizohen pozitat fillestare për formatin e ri qeverisës. Nga LSDM janë të bindur se  bisedimet do ti përfundojnë brenda 10 ditëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *