Home / Kryesoret / Nevzat Bejta: Hazbi Idrizi do të ngele drita e pashuar për shqiptarët (FOTO)

Nevzat Bejta: Hazbi Idrizi do të ngele drita e pashuar për shqiptarët (FOTO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, Nevzat Bejta mori pjesë në mbledhjen komemorative në nder të kryetarit të ndjerë të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Para të pranishmëve, në emër të kryetarëve të komunave, fjalë mbajti kryetari i Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Në emër të qytetarëve dhe kryetarëve të Komunave, u shpreh ngushëllime për humbjen e madhe që na ndodhi me vdekjen e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Flas si kryetar komune, si nënkryetar i BNJVL-së, por mbi gjitha si një shok dhe mik i të ndjerit. Bashkë me Hazbiun plotë 16 vite kemi bashkëpunuar në shumë projekte të ndryshme që kishin për synim përmirësimin dhe ndërtimin e kushteve për vendbanimet tona. Hazbiu ishte i veçantë. Na jepte këshilla të mira dhe e kishim si koordinator të mrekullueshëm për punët e mira që shkonin në të mirë të qytetarëve. Hazbiu ishte i veçantë, sepse e udhëhiqte komunën e tij me plot vullnet dhe dashuri, respektonte dhe nderonte çdo banorë të vet dhe jo rastësisht Komuna e Bogovinës dallohet prej komunave të tjera”, tha Bejta, duke shtuar që në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, si anëtar i Këshillit Drejtues jepte kontribut të madh në sferën e ekonomisë.

“Nuk besoj që kishim ndonjë kryetar tjetër më të përgatitur në radhët e shqiptarëve por edhe të tjerëve. Jo vetëm ne e respektonin si shqiptarë, ai respektohej edhe nga kryetarët e komuniteteve të tjera, për shkak se ishte i përgatitur profesionalisht dhe e njihte mirë punën e administratës, ekonomisë dhe financave. Këshillat e tij, ne si kryetar komunash i zbatonim në komunat tona, dhe ndoshta shumë pak e kanë ditur që Hazbi Idrizi i ka pasur të gjitha këto veti”, tha Bejta, duke shtuar që tani që ndërroi jetë, administrata e komunës dhe banorët e Bogovinës humbën njeriun e tyre më të dashur.

“Hazbi Idrizi do të mbahet mend për projektet e realizuara në Komunën e Bogovinës. Këto projekte do të përkujtohen gjeneratë pas gjenerate. Them që humbja ishte e madhe por mërzinë duhet ta kapërdijmë, sepse, një ditë të gjithë ne do të shkojmë nga kjo Botë. Është caktim i krijuesit dhe nuk mund të ndikojmë. Hazbi Idrizi do të ngele drita e pashuar për shqiptarët dhe shoqërisë në përgjithësi në Maqedoni, për shkak se ai kishte respekt të madh për të gjithë njerëzit. Fakti që e bënte të madh Hazbi Idrizin, ishte që ai luftonte për drejtësinë, prandaj për gjithë kontributin e tij, lutemi që krijuesi ta shpërblen me parajsë”, përfundoi kryetari Bejta.

Pas mbarimit të ceremonisë, të pranishmit shprehen kujtimet e tyre në librin e zisë, në mesin e tyre edhe kryetari Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *