Home / Kryesoret / Nevzat Bejta: Lajmi për vdekjen e Hazbi Idrizit është shumë i dhimbshëm (FOTO)

Nevzat Bejta: Lajmi për vdekjen e Hazbi Idrizit është shumë i dhimbshëm (FOTO)

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është shokuar nga ngjarja makabre që sot ka tronditur gjithë opinionin.

Bejta lajmin për vdekjen e Hazbi Idrizit, kryetar të komunës së Gostivarit, e ka pritur me shumë dhimbje, pasi sipas tij Hazbi Idrizi ka qenë shok i mirë dhe bashkpunëtor, njofton Televizioni Koha.

Nevzat Bejta përmes një shkrimi ngushëllon gjithë familjen e të të ndjerit, bashkëvendasve, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Më poshtë ju sjelli shkrimin e plotë të Nevzat Bejtës:

Lajmi për vdekjen e ndonjë njeriu është i dhimbshëm pa dyshim, por më i dhimbshëm bëhet kur njeriun e njeh dhe ke bashkëpunuar me vite. Kisha nderin të njihem nga afër me të ndjerin Hazbi Idrizi, të këmbejmë përvoja dhe të bashkëpunojmë në realizimin e shumë projekteve që viheshin në shërbim të qytetarëve.

Lajmi për vdjekjen e tij na pikëlloi të gjithëve. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prefsh në paqe, Hazbi Idrizi.

Me pikëllim:
Nevzat Bejta,
Kryetar i Komunës së Gostivarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *