Home / Lajme / New York Times: Anëtarsimi i shteteve të Ballkanit në BE mund të zgjidhë ndasitë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve

New York Times: Anëtarsimi i shteteve të Ballkanit në BE mund të zgjidhë ndasitë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve

Zgjedhjet në Hollandë, Francë dhe Gjermani kanë sjellur shumë dramë në ish territoret e Karolinës, ku Sharlemanji themeloi perandorinë në shekullin e nëntë. Kjo ka qenë çdoherë pjesa më e pasur dhe më e kompletuar institucionalisht e Europës. Por nëse BE vijon të dobësohet pasojat e saj do shtrihen gjërë në lindje dhe jug. Si linja kryesore ku do ndjehen pasojat do jetë linja e kufirit të dikurshëm mes habsburgëve dhe osmanëve, ku më pas u krijuan shtetet komuniste. Ata varen nga BE si asnjëherë më parë, shkruan fillimisht autori Robert D. Kaplan për “New York Times.”

Më pas ai kujton fjalën e Papë Leo X në 1519 i cili në lidhje me sllavët e jugut thoshte se janë “Mburoja e Krishterimit”. Ai u referohej sllavëve katolikë që ishin në front me osmanët. Kroatët ishin të parët dhe sllovenët të dytët në këtë front anti-osman. “Kur u shpërbë Jugosllavia asnjëra nga këto histori nuk shihej si e rëndësishme,” tha një diplomat për artikullshkruesin. “Por çerekshekulli pas shpërbërjes së Jugosllavisë ne shohim se ndodhemi prapa të mesjeta e vonshme dhe historia e hershme moderne.”
Sllovenët kanë qenë të qeverisur qindra vjet nga Perandoria austriake e Habsburgëve dhe në 2016 kanë të ardhura prej $32,000. Kroatët që kanë qenë të udhëhequr nga habsburgët, osmanët dhe venedikasit, pra një traditë mikse kanë të ardhura mesatare prej  $22,400. Pjesa tjetër që ka qenë e sunduar më shumë nga Perandoria Osmane dhe pjesërisht nga Habsburgët kanë të ardhura si vijojnë: Mali i Zi $17,000, Serbia me $14,000 dhe Maqedonia dhe Kosova të ardhura edhe më të vogla. Sipas së kaluarës edhe sot vërehet ndikimi i ngjashëm në këto vende.

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë aktiv në Europën qendrore dhe lindore, dhe pjesërisht në Ballkan, duke përdorur forma të ndryshme subversive: nga krimi i organizuar deri te financimi i lëvizjeve populliste për të ndikuar në mediat lokale.  Mali i Zi mund të anëtarësohet në NATO por shpesh shikohet si koloni e oligarkëve rus dhe grupeve kriminale, ku sipas disa dëshmive përgatitën një Grusht shteti vitin e kaluar. Serbia dhe Bullgaria shihen si shtetet rajonale më të prekura nga ndikimi rus, ngjashëm si qeveritë neo-autoritare më në veri: Hungari dhe Poloni.

Ngjashëm edhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan që një ditë pas fitimit të referendumin presidencial nuk vizitoi monumentin e Qemal Ataturkut, por atë të Sulltan Fatihut që njihet për marshimin e tij në Kostandinopol, Bullgari, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë dhe në vendet tjera të rajonit.

Mungesa e ligjit në Maqedoni, duke futur këtu edhe dhunën në parlamentin e Shkupit si kontekst i tranzicionit qeveritar, demonstron fragjilitetin politik në Europën juglindore.

Tani vetëm Bashkimi Europian mund të stabilizojë Ballkanin. Vetëm nëse Serbia, Shqipëria dhe Kosova anëtarësohen në BE mund të zgjidhen përfundimisht ndasitë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Me BE, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për unifikim mes tyre. Por nëse ata unifikohen do ishte casus belli për serbët. Gjithashtu mund të shihej edhe konteksti i ndikimin në Bosnjë mes kroatëve dhe serbëve. Në ish Jugosllavi ka paqe për gjithësecilin vetëm duke kryer detyrat e shtëpisë nga BE, përcjell botasot.info. Me fjalë tjera Bashkimi Europian është një “perandori e patjetërsueshme” si pasardhëse dhe me domen të Frankëve, Prusianëve, Habsburgëve, Bizantinëve dhe Osmanëve. Me gjithë ndryshimet e fuqishme historike dhe zhvillimeve ekonomike. Për t’u arritur kjo BE duhet të zëvendësojë funkcionimin e këtyre perandorive të mëparshme. Qoftë edhe brenda kufijve të hapësirës Shengen, ku qytetarëve europianë u garantohet lëvizja e lirë. Megjithatë zhvillimet e fundit në BE janë sikur shenjat e grahmave të fundit të një perandorie.

Në fund autori përmend rëndësinë e votimeve të nesërme në Francë.

“Ish shtetet jugosllave do kishin qetësi dhe siguri vetëm nëse do bashkoheshin në një union më të fuqishëm dhe gjithëpërfshirëse si BE. Pra çfarë do ndodhte në vijim në bërthamën e BE nëse Franca ndjek Brexit – do ishte vendimtare për pjesën tjetër të kontinentit./Bota sot

Robert D. Kaplan është diplomat amerikan dhe autori i librave “Balkan Ghosts” dhe “In Europe’s Shadow.”

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *