Home / Lajme / Kronika e zezë / Nga përplasja e dy automjeteve në Tetovë, lëndohen dy persona

Nga përplasja e dy automjeteve në Tetovë, lëndohen dy persona

Mbrëmë  njëzet minuta pas mesnate, në rrugën “172” në Tetovë ka ndodhur përplasje ku janë të përfshirë: një automjet i mallrave “Opel Combo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 25-vjeçar A.A nga Reçica e Vogël dhe makina “Opel Astra”, po ashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.SH(25). nga  Reçica e Madhe.

Pas përplasjes, “Opel” ka goditur një mur pranë shtëpisë, dhe shofer dhe pasagjeri nga Reçica e Madhe kanë marr lëndime të lehta trupore dhe me një automjet tjetër janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas ndihmës mjekësorë lirohen nga spitali.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin dhe për të dhënë një pasqyrë dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, rrethanat dhe çdo gjë.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *