Home / Lajme / Kronika e zezë / Ngjarje e rëndë, gjendet i varur në pemë 20-vjeçari

Ngjarje e rëndë, gjendet i varur në pemë 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë, ku një 20-vjeçar është gjendur i varur në pemë.

Policia njofton se dje rreth orës 16:45, në malin e Krujës është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë, shtetasi me iniciale R.T. 20 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Droge

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifkimin dhe kapjen e autorëve, pasi me datë 03.05.2017, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Shërbimet Bregdetare,  në vendin e quajtur “Kepi i Palit”,  në breg të detit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 74 pako të mbështjella me celefon të tejdukshëm me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr. Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu policia e Durresit ka bere te mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Florian Likmeta 42 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës  me Vendimin Nr.10-2013, datë 03.05.2017, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie”në“Arrest me burg”, pasi dyshohet si autor i veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Dhune ne familje

Policia ka vene ne pranga shtetasin e shpallur në kërkim: Edmond Mburimi 38 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 (një) vit burgim për veprën penale “Dhunë në Familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *